• сабота, 14 март 2026

Nikolloski: Zgjidhja për transportuesit lëviz në drejtim të dhënies së vizave afatgjate të punës

Nikolloski: Zgjidhja për transportuesit lëviz në drejtim të dhënies së vizave afatgjate të punës

Koçan, 13 mars 2026 (MIA) – Zgjidhja për transportuesit do të jetë në drejtim të dhënies së vizave afatgjate të punës, të cilat duhet të nënkuptojnë qëndrim të rregulluar të të gjithë transportuesve tanë të cilët hyjnë në zonën Shengen pa dallim nëse bëhet fjalë për transport me kamionë ose transport me autobusë, deklaroi sot nga Koçani zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. 

“Zvicra tashmë lëshon viza të tilla për transportuesit nga Maqedonia, Kroacia njoftoi se aktualisht ekziston procedurë ligjore për miratimin e një ligji përkatës në Parlamentin kroat, dhe ne po punojmë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në koordinim me kryeministrin, që edhe disa vende të tjera të lëshojnë viza të tilla për transportuesit nga Maqedonia, që do të thotë zgjidhje e plotë e problemit”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se çdo të enjte po mbahen takime në nivel teknik për zgjidhjen e këtij problemi. 

“Pas presionit tonë, jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga i gjithë rajoni, Komisioni Evropian e shpalli para kohe strategjinë e vizave, çdo të enjte ka takime në nivel teknik, ku marrin pjesë ekspertë nga Maqedonia dhe diskutojmë për gjetjen e një zgjidhjeje. Shoh që vendet fqinje po e shfrytëzojnë këtë në media, vendosëm të jemi konstruktivë dhe të punojmë dhe nuk mendoj se mënyra për ta zgjidhur këtë problem është mënyra se si e bëjnë vendet fqinje duke informuar vazhdimisht publikun, dhe në një skenë që po ndodh, por kjo bëhet në zyrë, me dokumente, me argumente dhe kjo është mënyra se si punojmë dhe për këtë arsye edhe një herë do të apeloj që të përpiqemi ta zgjidhim problemin tonë, dhe ajo që do të bëjnë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është problemi i tyre, dhe jam i kënaqur që transportuesit tanë e kanë kuptuar këtë dhe që po punojmë së bashku për zgjidhje për transportuesit nga Maqedonia e Veriut”, tha Nikolloski.

Përkujtoi se sistemi hyn në fuqi në prill, për transportuesit nga Maqedonia do të shtyhet deri në fund të shtatorit, ndërsa deri atëherë, tha Nikolloski, duhet të gjendet kjo zgjidhje. 

И премиерот Христијан Мицкоски пред два дена кажа дека проблемот со транспортерите најверојатно ќе се надмине преку издавање годишни визи кои ќе овозможат повеќекратен влез и излез од Шенген зоната. Тој посочи дека веќе се водат разговори на билатерално ниво со неколку земји од Европската Унија кои се истовремено и дел од шенгенскиот простор. нд/са/

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski para dy ditëve tha se problemi me transportuesit sipas gjitha gjasave do të tejkalohet përmes dhënies së vizave vjetore të cilat do të mundësojnë hyrje dhe dalje të shumëfishtë nga zona Shengen. Ai theksoi se tashmë po zhvillohen bisedime në nivel dypalësh me disa vende të Bashkimit Evropian të cilat janë njëkohësisht edhe pjesë e hapësirës Shengen. fc/

Остани поврзан