• сабота, 16 мај 2026

Nikolloski: Vetëm në Korridorin 8 do të investojmë 5,5 - 6 miliardë euro

Nikolloski: Vetëm në Korridorin 8 do të investojmë 5,5 - 6 miliardë euro

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Maqedonia vetëm në infrastrukurën rrugore në Korridorin 8 aktualisht po investon 2,1 miliardë euro, ndërsa në pjesën e hekurudhës gjatë pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme do të investojë mbi tre miliardë euro. Këto janë gjithsej 5,5 deri 6 miliardë euro investim vetëm në Korridorin 8, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Duke mbajtur fjalim në forumin e biznesit "Përtej kufijve", Nikolloski kujtoi se të dy aeroportet, i Shkupit dhe i Ohrit, të cilët janë gjithashtu në Korridorin 8, po bëjnë përparim. "Shën Apostulli Pali" aktualisht është duke u rindërtuar - një proces që pritet të përfundojë në korrik, ndërsa Aeroporti i Shkupit ka rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë rajonin.

"Aktualisht në ndërtim aktiv ose në proces përfundimi, vetëm në pjesën e autostradave dhe rrugëve ekspres në Korridorin 8, kemi investime prej 2 miliardë e 100 milionë euro*, që për një vend me një milion e 800 banorë dhe një prodhim të brendshëm bruto prej diku rreth 21-22 miliardë dollarësh është një investim i madh. Autostrada Ohër - Kërçovë kushton pak më pak se 800 milionë euro. Më në fund po e përfundojmë, ndërsa atje kishte sfida të shumta. Lidhja nga kjo autostradë nëpërmjet Strugës deri në Qafë Thanë, pavarësisht rrugës që zgjedhim, do të jetë në bashkëpunim me UNESKO-n dhe brenda kornizës së mbrojtjes së UNESKO-s. Do të thoë, nuk është çështje nëse, është vetëm çështje si dhe ku. Do të kushtojë rreth 250 milionë euro. Shtesë, aktualisht jemi në procedurën përfundimtare për zgjedhjen e një kontraktori së bashku me Bankën Evropiane për këtë zhvillim për një zgjidhje autostrade nga Kërçova në Bukojçan, e cila do të kushtojë rreth 220 milionë euro. Këtu është edhe seksioni Bukojçan - Gostivar, për të cilin tashmë ka një kontraktor dhe po punojmë me konsorciumin Behtel dhe Enka, i cili do të kushtojë rreth 590 milionë euro dhe në të cilin tashmë po punojmë në mënyrë aktive (tashmë ka rreth 50 për qind përparim). Në këtë lidhet edhe segmenti nga Gostivari deri në Tetovë, pastaj kemi 150 milionë euro për rindërtimin e plotë të unazës së Shkupit, të cilit i shtojmë edhe 300 milionë euro për një rrugë ekspres në të cilën do të punojmë së bashku me Bashkimin Evropian nga Kumanova në Stracin, ndërsa Stracinin- Kriva Palankën janarin e kaluar e vumë në funksion, një projekt me vlerë 100 milionë euro. Gjithashtu kemi një rindërtim të plotë të vendkalimit kufitar Qafë Thanë me Shqipërinë, si dhe në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë dhe zgjerimin e tyre, dhe së fundmi, rrugën nga Izvori deri në Garski Most, një rrugë që do të shkojë nga autostrada aktuale Ohër - Kërçovë, praktikisht deri në Dibër, dhe nga Dibra përmes vendkalimit kufitar Bllatë duhet të lidhemi me Shqipërinë, diçka që aktualisht po e ndërtojmë, theksoi ministri. 

 

Pavarësisht kësaj, theksoi, se paralelisht po punohet edhe në hekurudhë. 

"Kemi arritur marrëveshje me Bullgarinë. Atje kemi gjithashtu investime të mëdha. Investimet do të arrijnë, dhe po e them, tashmë do të arrijnë, sepse aktualisht jemi ose në fazë projektimi ose në tenderim, mbi 3 miliardë euro. Në janarin e kaluar e hapëm seksionin e parë në lidhje me Bullgarinë, me vlerë 90 milion euro. Aktualisht po punojmë në seksionin e dytë të lidhjes me Bullgarinë, me vlerë 200 milionë euro. Së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane Investuese dhe Bashkimin Evropian, aktualisht po punojmë, gjegjësisht jemi në proces tenderimi, për zgjedhjen e kontraktorit për fazën e tretë të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë, e cila do të kushtojë rreth 500 milionë euro. Nëse kësaj i shtohet projekti që aktualisht po e punojmë në mënyrë aktive me Bashkimin Evropian për rindërtimin dhe modernizimin e plotë të linjës hekurudhore nga Shkupi përmes Janushevcit, Tetovës dhe Gostivarit deri në Kërçovë, e cila do të kushtojë rreth 285 milionë euro, dhe kësaj i shtohet Kërçova-Ohri-Struga, kufiri me Shqipërinë, kjo do të jetë një linjë krejtësisht e re me vlerë rreth dy miliardë euro, mendoj se është shumë e lehtë ta llogarisësh se diku mbi 3 miliardë euro do të investohen në hekurudha në pesë deri gjashtë vitet e ardhshme vetëm në Korridorin 8. E gjithë kjo pasqyrë, rrugë, hekurudhë dhe dy aeroporte, tregon se sa investojmë dhe sa dëshirojmë të investojmë në periudhën e ardhshme në infrastrukturë", nënvizoi Nikolloski. 

Ai u ndal edhe te Korridori 10.

"Ai tha se tashmë po punohet dhe është në fazë të avancuar për fillimin e ndërtimit të një hekurudhe të shpejtë nga kufiri në kufi, me 200 km/orë për transportin e udhëtarëve dhe 120 km/orë për transportin e mallrave, që përbën një cikël të madh investimesh. Kishte një deklaratë fenomenale të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili kishte thënë: 'Nuk i ndërtojmë autostradat nga Shkupi në Ohër apo Strugë për të shkuar për kafe, por për të zhvilluar biznes dhe marrëdhënie me shtetet fqinje'. Mendoj se të gjithë ne këtu, në forum, duhet ta punojmë këtë që të mos jenë vetëm projekte polilitke apo të sigurisë ( për shkak të kërkesës së NATO-s, për shembull), as vetëm si projekte turistike që përdoren dy muaj gjatë sezonit veror, por si projekte që realisht zhvillojnë biznesin dhe ekonominë", porositi Nikolloski para biznesmenëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të cilët marrin pjesë në forum. ls/ qa/

Foto/video: MIA

Остани поврзан