Nikolloski: Për projekte kapitale janë realizuar 75 për qind të mjeteve të buxhetit të Ministrisë
- – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi sot se deri më tani për projekte kapitale janë realizuar 75 për qind e mjeteve të buxhetit të Ministrisë së Transportit.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi sot se deri më tani për projekte kapitale janë realizuar 75 për qind e mjeteve të buxhetit të Ministrisë së Transportit.
Siç tha, Ministria është e gatshme edhe për më shumë nëse lejon buxheti.
“Me një planifikim të mirë, deri më tani kemi arritur të realizojmë 75 për qind të mjeteve për projekte kapitale nga buxheti i Ministrisë së Transportit, që është rezultat i shkëlqyer. Nëse ka hapësirë, jemi të gatshëm të shpenzojmë mjete shtesë nëse buxheti e lejon. Jam shumë i kënaqur me realizimin e buxhetit në Ministrinë e Transportit. Në fushën e shpenzimeve kapitale, jemi realizuar rreth 75 për qind, që është rezultat i një planifikimi të mirë që bëmë vitin e kaluar. Nëse më pyetni për vitin e ardhshëm, pres që situata të jetë e njëjtë në muajt e parë. Nëse ka hapësirë në buxhet, ne dhe ekipi në Ministri jemi të gatshëm të konsumojmë një buxhet më të madh nëse ka hapësirë”, deklaroi Nikolloski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Nikolloski mori pjesë në konferencën “Biznes me integritet”. fc/
Foto: MIA