• сабота, 14 март 2026

Nikolloski në Uashington: Investimet në korridoret në Maqedoni e kombinojnë biznesin dhe sigurinë

Nikolloski në Uashington: Investimet në korridoret në Maqedoni e kombinojnë biznesin dhe sigurinë

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në fjalimin e tij në forumin global "Trasforming Transportation 2026" që po mbahet në Uashington, në organizim të Bankës Botërore, e theksoi rëndësinë e korridoreve dhe investimeve që po bëhen.

Siç publikoi Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, në forumin ekonomik në Uashington, ai e theksoi rëndësinë e pozicionit gjeostrategjik të Maqedonisë ku kryqëzohen dy korridoret pan-evropiane.

Investimet në korridoret në Maqedoni kombinojnë biznesin dhe sigurinë. Ne u dërgojmë sinjale pozitive investitorëve, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski dhe postoi një video të fjalimit të tij në forumin global. mb/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан