Nikolloski në FB: Nesër lëshohet në përdorim kryqëzimi rrugor Trebenishtë në autostradën Ohër - Kërçovë
- Nesër lëshohet në përdorim kryqëzimi rrugor Trebenishtë, edhe një pjesë tjetër e autostradës Ohër-Kërçovë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, pasi sonte vonë së bashku me drejtorin e NP për Rrugë shtetërore, Koce Trajanovski, inspektuan ndërtimin e autostradës.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Nesër lëshohet në përdorim kryqëzimi rrugor Trebenishtë, edhe një pjesë tjetër e autostradës Ohër-Kërçovë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, pasi sonte vonë së bashku me drejtorin e NP për Rrugë shtetërore, Koce Trajanovski, inspektuan ndërtimin e autostradës.

"Në autostradën Ohër - Kërçovë po punohet edhe natën vonë, duke pasur parasysh se kushtet e motit janë të favorshme, gjë që konfirmon vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për ta përfunduar autostradën brenda afatit të caktuar. Duke filluar nga nesër, kryqëzimi rrugor Trebenishtë do të hapet për trafik, duke përfunduar një pjesë tjetër të autostradës Ohër - Kërçovë", shkroi Nikolloski.
Ai theksoi se rezultatet janë të pashmangshme - kur ka një qëllim të qartë, koordinim dhe vullnet të fortë.

"Po punojmë intensivisht edhe në rrugë dytësore, të cilat nuk ishin planifikuar më parë, me qëllim që asnjë vendbanim të mos mbetet i palidhur. Po tregojmë vazhdimësi dhe përgjegjësi në zbatimin e projekteve kapitale që janë me rëndësi strategjike për vendin", theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski. mb/
Foto: FB i Nikolloskit
