Nikolloski nga Negotina dëshiroi të vjela të mira dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria
Negotinë, 14 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot nga Negotina e uroi festën e Shën Trifunit dhe dëshiroi të vjela të mira dhe çmime të mira blerëse.
Gjatë shënimit të, siç theksoi, festës më të rëndësishme për tërë rajonin e Tikveshit, Nikollovski theksoi se "lajmet e mira tashmë arritën" dhe se "Qeveria e përfundoi obligimin e vet dhe se tërësisht janë paguar subvencionet përtë gjithë ata të cilët punojnë shumë, prodhojnë".

"Kjo, shpresoj, se do të jetë motiv dhe stimul që edhe këtë stinë të ketë të vjela të mira dhe bujqit të jenë sa më të motivuar për të punuar sa më shumë. Ne do të vazhdojmë t'i mbështesim dhe do të vazhdojmë ta stimulojmë bujqësinë. Çmimet të cilat mund të shihen këtë vit janë me të vërtetë të mira, ndërkaq shpresoj se stinën tjetër do të kemi çmime akoma më të mira dhe kështu çdo vit do të shkojmë lart e më lart, sepse duhet të çmohet mundi dhe duhet ta stimulojmë prodhimtarinë vendore", deklaroi Nikollovski.
Nikollovski, gjithashtu, shprehi kënaqësi që kompanitë tona, siç theksoi, tashmë janë konkurruese në tregun ndërkombëtar.
"Para disa ditësh isha dëshmitar në Paris se si bodrumet e verës nga vendi qëndrojnë krah për krahu me bodrumet më të mira evropiane të verës, garojnë dhe me të vërtetë ishte krenari të jesh atje, të shihet se si me të vërtetë krah për krahu me kompanitë dhe bodrumet evropiane të verës kanë cilësi të lartë dhe në disa produkte janë madje edhe më të mira, përkatësisht janë para bdorumeve evropiane të verës", deklaroi Nikollovski.

Ai paralajmëroi se do të mvazhdojë mbështetja në pjesën e infrastrukturës, e cila, siç theksoi, është shumë e rëndësishme për tërë shoqërinë, në mënyrë që të komunikohet më lehtë.
"Kryetarja ka agjendë ambicioze. Ne do ta mbështesim si Qeveri. Këtu flas edhe si ministër i Transportit, por edhe si nënkryetar i Qeverisë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim në periudhën në vijim me fillim të sezonit ndërtimor, kur do të përmirësohen kushtet e motit. Pres projekte të shumta të cilat janë filluar - të përfundojnë, ngadalë të hapen, e gjithashtu pres edhe të fillojmë projekte të reja", deklaroi Nikollovski.

Gjatë shënimit të festës së Shën Trifunit në Negotinë, Demir Kapi dhe Kavadar, Nikollovski merr pjesë së bashku me minsitrin e Buqjësisë, Cvetan Tripunovski. ab/
Foto: МIА