Nikolloski: Autostradën Kërçovë-Ohër do ta përfundojmë brenda afatit edhe pse patëm një pengesë klasike financiare për autostradën
- Autostrada Ohër–Kërçovë, që është një nga projektet infrastrukturore më të gjata dhe më të diskutueshme në vend, do të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe pse financuesi na refuzoi për mjete shtesë, së bashku me kryeministrin dhe ministren e Financave është gjetur zgjidhje përmes një kredie të sindikuar nga bankat komerciale vendore, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski si mysafir në podkastin "Noqno studio".
Shkup, 9 maj 2026 (MIA) – Autostrada Ohër–Kërçovë, që është një nga projektet infrastrukturore më të gjata dhe më të diskutueshme në vend, do të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe pse financuesi na refuzoi për mjete shtesë, së bashku me kryeministrin dhe ministren e Financave është gjetur zgjidhje përmes një kredie të sindikuar nga bankat komerciale vendore, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski si mysafir në podkastin "Noqno studio".
Siç kumtoi Ministria e Transportit, sipas Nikolloskit, projekti ishte lënë në bllokim të plotë dhe qeveria ka gjetur një gjendje pa asnjë metër asfalt të përfunduar dhe me probleme serioze në realizim dhe financim.
"Nëse niseni nga Kërçova, atëherë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, autostrada do të jetë e përfunduar. Kur u zgjodhëm si qeveri, nuk kishte asnjë metër asfalt", tha Nikolloski, duke shtuar se puna aktive në terren filloi në tetor 2024.
Ai theksoi se në një vit e gjysmë u zbatuan më shumë aktivitete sesa në të gjithë periudhën e mëparshme dhe theksoi se Qeveria u përball me probleme serioze me financimin nga Banka Eksim.
"Thashë se do të flas për problemet kur ta përfundojmë, por duhet të përmend një problem me të cilin u përballëm, e që është se patëm një pengesë klasike nga financuesi i projektit. Domethënë, kur u dakordua ky projekt, u ra dakord të financohej me një kredi nga "Banka Eksim" e Kinës. Duke pasur parasysh që i rritëm aktivitetet tona, i kërkuam kësaj banke të lironte ,kete me vlerë 175 milionë euro dhe për të njëjtën u refutuam. Ata gjetën një shpjegim përmes një letre nga qeveria e mëparshme, se nuk nevojiten mjete shtesë. Kjo është e vërtetë, sepse nuk punohej në atë kohë dhe nuk nevojiteshin. Prandaj, së bashku me Kryeministrin dhe Ministren e Financave, kishim përpunuar tashmë një skenar, e ai është se financimi do të sigurohej nga bankat komerciale vendase. Pra, kjo ishte një goditje e madhe për projektin, por nuk lejuam që të ndihej në zbatim", theksoi Nikolloski.
Lidhur me çmimin, ai theksoi se vlera e parashikuar është 13,5 milionë euro për kilometër, që sipas zëvendëskryeministrit e bën atë ende autostradën më të lirë që po ndërtohet aktualisht në Maqedoni dhe rajon. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s