• сабота, 16 мај 2026

Nikolloski: Austria është mbështetësi ynë i fortë, bashkëpunimi vazhdon në drejtim të përparimit ekonomik

Nikolloski: Austria është mbështetësi ynë i fortë, bashkëpunimi vazhdon në drejtim të përparimit ekonomik

Shkup, 22 prill 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski në Vjenë, në takimin e sotëm me kancelarin austriak Kristian Shtoker ka vënë në dukje projektet rajonale të zhvillimit, me fokus korridoret si investime me potencialin më të madh ekonomik.

Nikolloski, siç informoi përmes profilit të tij në Fejsbuk iu referua edhe ndërtimit të hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10.

Bashkëpunimi me Austrinë, thekson zëvendëskryeministri, vazhdon në frymën e marrëdhënieve të ndërsjella për zhvillimin e rajonit, përparimin ekonomik dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe.

"Sot mora pjesë në takime me kancelarin Shtoker dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë austriake, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri, Hristijan Mickoski. Në fokus të takimeve, theksova bashkëpunimin ekonomik, mundësinë e investimeve të reja dhe projekteve zhvillimore që do të mundësojnë zhvillimin dhe integrimin rajonal. Austria është një partner i hershëm tregtar dhe ekonomik i Maqedonisë dhe një mbështetës i fortë i vendit dhe në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh, marrëdhëniet tona bazohen në besim të fortë dhe vizione të përbashkëta për zhvillim dhe progres. Në takimin me përfaqësuesit e qeverisë theksova edhe ndërtimin e hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10, një projekt që do të mundësojë transport të shpejtë dhe efikas dhe paraqet një impuls të fortë ekonomik në rajon. U diskutua edhe për Korridorin strategjik 8, si dhe për ciklin e investimeve që po zhvillohet në këtë korridor të rëndësishëm”, deklaroi mes tjerash Nikolloski.

Foto: Fejsbuku i zëvendëskryeministrit për Transport, Aleksandar Nikolloski

 

 

Остани поврзан