Nikolloski: Aktivitetet ndërtimore në autostradën Ohër - Kërçovë po hyjnë në fazën përfundimtare (video)
- Aktivitetet ndërtimore në autostradën Ohër - Kërçovë po hyjnë në fazën përfundimtare, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe publikoi një video nga autostrada.
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Aktivitetet ndërtimore në autostradën Ohër - Kërçovë po hyjnë në fazën përfundimtare, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe publikoi një video nga autostrada.
"Shikoni progresin e punimeve në pjesën e mbetur të seksionit Ohër - Kërçovë, ku kemi ndërtuar shumë në dy vitet e fundit dhe së shpejti qytetarët e Maqedonisë do të ngasin në këtë autostradë. Po e ndërtojmë Maqedoninë - theksohet në publikimin e zëvendëskryeministrit Nikolloski. rq/
Foto: MIA