• сабота, 16 мај 2026

Ngjarje sportive për promovimin e aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme te fëmijët në kabinetin e presidentes 

Ngjarje sportive për promovimin e aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme te fëmijët në kabinetin e presidentes 

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Në Kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova sot do të mbahet një aktivitet sportiv për realizimin e angazhimit për zhvillimin dhe implementimin e një modeli kombëtar për promovimin e aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme te fëmijët. 

Iniciativa, e cila është nën organizim të Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mbështetet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ka për qëllim të zhvillojë, zbatojë dhe vlerësojë një model kombëtar për promovimin e aktivitetit fizik, zakoneve të shëndetshme dhe shëndetit mendor te fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bazuar në të dhënat ekzistuese kombëtare për aftësinë fizike dhe statusin ushqyes. 

Në ngjarjen në të cilën do të marrin pjesë rreth 150 fëmijë nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm, janë paraparë fjalime nga presidentja Siljanovska-Davkova dhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit, Vllatko Nedelkovski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан