• среда, 15 април 2026

Nga nesër reshje, erë dhe ulje e temperaturave

Nga nesër reshje, erë dhe ulje e temperaturave

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Nesër do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa vende-vende erë e fortë (mbi 60 km/h), nga drejtimi jugor. Në fund të ditës nën ndikim të aktivitetit ciklonik vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut - paralajmëron Drejoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga DPHM informojnë se të premtem reshjet vende-vende do të jenë më të mëdha (mbi 20 l/m2), ndërsa do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave. Në disa nga vendet më të larta reshjet e shiut dë kalojnë në borë, ndërsa nëpër male do të formohet shtresë dobore. Gjatë fundjavës pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit.

Në Shkup nesër do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Të premten do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të herëpashershme dhe me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Në ditët e fundjavës do të ketë reshje shiu, vende-vende më të mëdha, me erë të përforcuar nga drejtimi verior. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан