• сабота, 16 мај 2026

Nga nesër moti me vranësira të ndryshueshme dhe me shi, reshje më të dendura të premten

Nga nesër moti me vranësira të ndryshueshme dhe me shi, reshje më të dendura të premten

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Nga nesër pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga tre deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri në 27gradë. 

Në ditët në vijim, moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, shfaqje të bubullimave dhe erë të fuqishme.

Meteorologët njoftojnë se reshjet herë pas here do të jenë më të dendura, veçanërisht të premten. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан