Nga e enjtja moti do të jetë me shi dhe rënie të temperaturave
- Sot dhe nesër moti do të jetë i ngrohtë, vende-vende me reshje të shiut dhe kushte për bubullima të rralla. Të enjten nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë, do të mbajë mot me vranësirsa dhe reshje shiu që do të jenë më të dendura nga 15 deri në 20 litra për metër katror. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në zonat malore do të kalojnë në reshje bore.
Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Sot dhe nesër moti do të jetë i ngrohtë, vende-vende me reshje të shiut dhe kushte për bubullima të rralla. Të enjten nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë, do të mbajë mot me vranësirsa dhe reshje shiu që do të jenë më të dendura nga 15 deri në 20 litra për metër katror. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në zonat malore do të kalojnë në reshje bore.
Siç informojnë nga DPHM-ja, nga e premtja deri në fund të javës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri më e fortë nga drejtimi verior, e cilat herë pas here do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë. Temperatura do jetë në rënie, ndësa vende-vende ajo e mëngjesit do të ulet edhe nën zero.
Në Shkup, deri në fund të javës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e fortë deri më e fortë nga drejtimi verior. Temperatura do të ulet. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s