Nga dita e martë deri në fund të javës reshje të përkohshme të shiut, në disa vende shi i rrëmbyeshëm me bubullima dhe temperatura më të ulëta
- Nga e martja deri në fund të javës vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm lokal, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 26 prill 2026 (MIA) - Nga e martja deri në fund të javës vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm lokal, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas parashikimit të DPHM-së, të martën do të ketë vranësira të izoluara ndërsa të mërkurën në disa vende paraqitje të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
"Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, ndërsa temperatura do të jetë në rënie të ndjeshme", informon DPHM. sa/
Foto: MIA arkivi