• четврток, 20 февруари 2025

Netanjahu e emëroi Ron Dermer për t'i kryesuar negociatat për fazën e dytë të armëpushimit me Hamasin

Netanjahu e emëroi Ron Dermer për t'i kryesuar negociatat për fazën e dytë të armëpushimit me Hamasin

Tel-Aviv, 19 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot e emëroi Ron Dermer, këshiltlarin e tij më të afërt, i cili ka lidhje të afërta me presidentin amerikan, Donald Tramp, për t'i kryesuar negociatat për fazën e dytë të armëpushimit me Hamasin, deklaroi një zyrtar anonim izraelit.

Përfaqësuesi zyrtar tha se Dermer do ta kryesojë ekipin izraelit.

Bisedimet e kaluara i udhëhoqën shefat e agjencive zbuluese Mosad dhe Shin Bet. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан