• понеделник, 15 декември 2025

Netanjahu akuzon pas masakrës në Sidnei: Australia nxit antisemitizmin me njohjen e shtetit palestinez

Netanjahu akuzon pas masakrës në Sidnei: Australia nxit antisemitizmin me njohjen e shtetit palestinez

Tel Aviv, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e dënoi sulmin e djeshëm të armatosur gjatë festimit të festës hebraike Hanuka në Sidnei, duke thënë se e ka paralajmëruar homologun e tij australian se mbështetja e vendit për shtetësinë palestineze do të nxisë antisemitizëm.

Dy persona të armatosur hapën zjarr gjatë festimit të natës së parë të Hanukës në plazhin Bondi në Sidnei, duke vrarë të paktën 16 persona, theksuan autoritetet australiane, në sulmin e qëllimshëm antisemit.

Njëri nga sulmuesit e dyshuar gjithashtu u vra.

Netanjahu tha se të shtënat ishin një "vrasje me gjakftohtësi", duke shtuar se që në gusht, në një letër ndaj kryeministrit Entoni Albaneze ka thënë se politikat e qeverisë australiane nxisin antisemitizmin në Australi.

"Thirrja juaj për krijimin e shtetit palestinez vetëm shton vaj në zjarrin antisemitik. I shpërblen terroristët e Hamasin dhe i inkurajon ata që i kërcënojnë hebrenjtë australian dhe nxit urrejtje ndaj hebrenjve që tani tërbohen në rrugët tuaja", kujtoi Netanjahu në letrën e shkruar për Albanezen.

Kryeministri australian më 11 gusht tha se Australia ka për qëllim ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në shtator, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Në fjalimin e tij, Netanjahu e akuzoi qeverinë e Albanezes se "nuk ndërmerr asgjë për ta ndaluar përhapjen e antisemitizmit në Australi".

"Lejuat që sëmundja të përhapet, ndërsa rezultati janë sulmet e tmerrshme ndaj hebrenjve që i pamë sot", shtoi ai.

Albaneze prej dje konvokoi mbledhje në Këshillin për siguri kombëtare, duke e dënuar sulmin dhe duke thënë se e keqja që tani është e lirë nga jashtë është "jashtë mendjes".

"Ky është një sulm i synuar ndaj hebrenjve australian në ditën e parë të Hanukës, që duhet të jetë ditë gëzimi, një festë besimi", tha ai.

Të shtënat në plazhin Bondi janë më të tmerrshmet në serinë e sulmeve antisemite ndaj sinagogave, ndërtesave dhe automobilave në Australi nga fillimi i luftës izraelite në Gaza në tetor të vitit 2023. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан