Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
- Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të një proteste, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të një proteste, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme.
"Në orën 12:05, në organizim të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë e cila fillon para ndërtesës së LSM-së në rrugën "Mirçe Acev", majtas përgjatë "Filipit të Dytë", djathtas përgjatë "11 Tetorit", përgjatë "Dimitrije Çupovskit", djathtas përgjatë "Vasil Gllavinovit", përgjatë bulevardit "VMRO", majtas përgjatë bulevardit "Ilinden" deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Për këto arsye, Njësia për siguri në trafikun rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut në rrugët e theksuara në Qytetin e Shkupit”, informon MPB.
Apelohet që të respektohen urdhrat e lëshuara nga nëpunësit e policisë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.
Foto: Faqja në Fejsbuk e Ministrisë së Punëve të Brendshme