Nesër pa rrymë komunat Studeniçan, Petrovec, Karposh dhe Gazi Babë
- – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Studeniçan, Petrovec, Karposh dhe Gazi Babë, njoftoi QRMK – Shkup.
Shkup, 23 prill 2026 (MIA) – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Studeniçan, Petrovec, Karposh dhe Gazi Babë, njoftoi QRMK – Shkup.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 11:30, pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e Transmetuesit RTV Vodno, kulla AKE Vodno, fshati Nerezi i Epërm, fshati Etno - Nerez, objekti i Transmetuesit Kosmofon, objekti Dare Xhambaz-Vodno, objekti i Postës - Vodno dhe Krushopeku i Epërm në Komunën Karposh.
Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 16:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Moranë dhe lagjja e vilave Moranë në Komunën Studeniçan.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “10” në fshatin Rzhaniçino në Komunën Petrovec.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Ivan Agovski” dhe “Nikolla Teslla” në Komunën Karposh.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Mirkovc në Komunën Gazi Babë.
Në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten përdoruesit e rrugëve "13" dhe "14" në fshatin Rzhaniçinë në Komunën Petrovec. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s