• сабота, 16 мај 2026

Nesër mot i ndryshueshëm me vranësira me shi, stabilizim për fundjavë

Nesër mot i ndryshueshëm me vranësira me shi, stabilizim për fundjavë

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) – Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të kohëpaskohshme të shiut, si dhe paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Të premten dhe në ditët e fundjavës moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. 

Nga e hëna përsëri paralajmërohen reshje lokale të shiut, të shoqëruara me kushte për paraqitje të bubullimave, që tregon për valë të re të motit të ndryshueshëm. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан