• понеделник, 23 март 2026

Ndërroi jetë një fëmijë 10-vjeçar pas rënies nga ballkoni në Tetovë

Ndërroi jetë një fëmijë 10-vjeçar pas rënies nga ballkoni në Tetovë

 Tetovë, 3 mars 2026 (MIA) - Një fëmijë dhjetëvjeçar këtë mëngjes humbi jetën në Tetovë, informojnë nga SPB të Tetovës. Sipas informacioneve fillestare, shkaku i vdekjes ka qenë  rënia nga ballkoni nga banesa në të cilin jetonte.

Në orën 09:25 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik Tetovë është sjellë i vdekur një djalë 10-vjeçar nga Tetova. 

 "Sipas raportimit, fëmija, i cili ka qenë me probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tetovë, ndërsa prindërit për ngjarjen u informuan nga një fqinj, pas së cilës e çuan në spital. Mjeku ka konstatuar vdekjen", theksohet në informacionin e SPB Tetovë. 

 Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан