• понеделник, 23 март 2026

Ndjehet tërmet në Tetovë dhe Gostivar

Ndjehet tërmet në Tetovë dhe Gostivar

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej tre ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është ndjerë në Gostivar dhe rrethinë sot në mëngjes në orën 5:21.

Epiqendra buron nga rajoni epiqendror Tetovë–Gostivar, rreth 45 kilometra në perëndim të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit, ML 2.2, informon Opservatoriumi Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematikor - Natyror në Shkup. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан