• сабота, 16 мај 2026

Ndihmë financiare e njëfishtë për 525 pesionistë në Butel

Ndihmë financiare e njëfishtë për 525 pesionistë në Butel

Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot nënshkroi vendimin për pagesën e ndihmës së njëfishtë financiare për gjithsej 525 pensionistë nga komuna. 

Nga Vetëqeverisja lokale informojnë se pagesa do të realizohet sipas radhës së kërkesave të paraqitura dhe pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave. Komisioni përgjegjës për procesin vazhdon punën me qëllim realizimin në kohë dhe efikas.

"Mbështetja financiare është një aktivitet i rëndësishëm e cila ofron më shumë siguri dhe dinjitet për qytetarët më të moshuar. Vetëqeverisja lokale është e përkushtuar për të krijuar politika për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve. Nga Komuna e Butelit theksojnë se mbetet e përkushtuar për të krijuar dhe zbatuar politika për të mbrojtur dhe përmirësuar standardet e jetesës së të gjithë qytetarëve, theksohet në kumtesë. rq/

Foto: Komuna e Butelit

 

 

Остани поврзан