NATO: Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e Aleancës
- Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, deklaroi sot zëdhënësi i Aleancës, pas gjetjes së mbetjeve të një droni rus në Rumani në afërsi të kufirit me Ukrainë.
![NATO: Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e Aleancës](https://mia.mk/images/20240725173500_big_730x400_19.webp )
Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, deklaroi sot zëdhënësi i Aleancës, pas gjetjes së mbetjeve të një droni rus në Rumani në afërsi të kufirit me Ukrainë.
Zëdhënësi theksoi se incidentet e shkaktuara nga dronët rusë që kanë hyrë në hapësirën ajrore të Rumanisë janë "të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme" dhe se në ditët e fundit NATO i kishte rritur masat e monitorimit, duke përfshirë patrullimet ajrore.
Më herët sot, Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se mbetjet e një droni rus u gjetën pranë qytetit Plauru afër kufirit me Ukrainën, pas sulmit rus të mërkurën në mbrëmje kundër infrastrukturës civile dhe portuale në Ukrainë. mb/
Foto: MIA