Nafta përsëri mbi 100 dollarë
- Një fuçi naftë e papërpunuar po tregtohet për mbi 100 dollarë në mëngjes. Rritja e çmimit të naftës vijoi pasi dje u ul për 10 për qind pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të shtyrë sulmet ndaj Iranit dhe paralajmëroi negociata me Teheranin.
Londër, 24 mars 2026 (MIA) - Një fuçi naftë e papërpunuar po tregtohet për mbi 100 dollarë në mëngjes. Rritja e çmimit të naftës vijoi pasi dje u ul për 10 për qind pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të shtyrë sulmet ndaj Iranit dhe paralajmëroi negociata me Teheranin.
Në bursat aziatike në mëngjes çmimi i naftës së papërpunuar nga Deti Verior është rritur për 2,9 për qind dhe me fuçi është tregtuar për 102,84 dollarë.
Rritje për 3,5 për qind është shënuar edhe te çmimet e naftës referuese amerikane "Vest Teksas Intermediar", e cila tregtohej për 91,20 dollarë. sa/
foto: MIA arkivi