• вторник, 20 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens do t'i vizitojë Italinë dhe Indinë

Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens do t'i vizitojë Italinë dhe Indinë

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens do t'i vizitojë Italinë dhe Indinë mes 18 dhe 24 prillit, transmetoi Rojters, duke iu referuar kumtesës së Shtëpisë së Bardhë.

Ai do të bisedojë për "prioritetet e përbashkëta ekonomike dhe gjeopolitike me liderët e secilit vend", thuhet në kumtesë.

Pritet, Vens të tkaohet me kryeministren italiane Xhorxha Meloni në Romë dhe me sekretarin shtetëror në Vatikan, kardinalin Pjetro Parolin.

Në Indi ai do të takohet me kryeministrin Narendra Modi dhe do t'i vizitojë qytetet Nju-Delhi, Xhajpur dhe Agra. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан