• петок, 08 ноември 2024

Në sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vdekur 21 palestinezë

Në sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vdekur 21 palestinezë

Gazë, 1 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 21 palestinezë sot kanë vdekur në dy sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës, deklaruan mjekët palestinezë.

Në sulmin ndaj dy shtëpive në Nuseirat, një nga tetë kampet e refugjatëve në enklavë kanë vdekur 13 persona, mes të cilëve edhe gra edhe fëmijë.

Në sulmin në një shkollë në lagjen Tufa të Gazës kanë vdekur të paktën shtatë persona. Në Tufë janë të vendosur familje të zhvendosura palestineze. 

Në kumtesën e armatës izraelite (IDF) theksohet se sulmet ajrore ishin të synuara drejt grupit militant Hamas, i cili operon nga një qendër komandimi që më parë ishte shkollë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан