Në Ohër konferencë e "Këshillit të ministrave të kulturës nga EJL - fuqizim i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm"
- – Ohri dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë nikoqirë të konferencës së ministrave të “Këshilli i ministrave të kulturës nga EJL – fuqizim i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”.
Ohër, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Ohri dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë nikoqirë të konferencës së ministrave të “Këshilli i ministrave të kulturës nga EJL – fuqizim i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”.
Hapja e konferencës është paraparë për nesër në orën 10, me fjalim hyrës të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Fjalime të tyre do të kenë edhe drejtoresha e Byrosë Rajonale të UNESKO-s për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, me seli në Venecia, Magdalena Landri, ministra të Kulturës, zëvendësministra dhe përfaqësues të vendeve të EJL-së.
Në konferencë do të miratohet Deklarata e Ohrit “Modele të qëndrueshme kulturore për të ardhmen”.
Maqedonia e mori presidencën me “Këshillin e ministrave të kulturës nga EJL – fuqizim i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm” vitin e kaluar gjatë konferencës së ministrave që u mbajt në Herceg Novi, Mali i Zi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s