• недела, 20 октомври 2024

Në Moldavi mbahen zgjedhjet presidenciale dhe referendumi për BE-në

Në Moldavi mbahen  zgjedhjet presidenciale dhe referendumi për BE-në

Kishinau, 20 tetor 2024 (MIA) - Qytetarët e Moldavisë sot zgjedhin president dhe votojnë në referendum për të përfshirë në Kushtetutë se qëllimi i vendit është anëtarësimi në BE.

Presidentja pro-perëndimore Maja Sandu, 52 vjeçe, shpreson të sigurojë një mandat të dytë dhe mbështetje të referendumit për të konfirmuar pranimin në BE si një qëllim strategjik në kushtetutë.

Sondazhet tregojnë se Sandu mund të fitojë zgjedhjet, ku konkurrojnë 11 kandidatë, si dhe se shumica do të mbështesë bashkimin me Unionin.

Nëse asnjë nga 11 kandidatët presidencialë nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, raundi i dytë do të mbahet më 3 nëntor.

Sipas sondazheve, Sandu ka mbështetjen e 35,8 për qind, që është shumë më e lartë se çdo nga dhjetë kandidatët e tjerë. Dy kundërshtarët e saj më të mëdhenj janë ish-prokurori i mbështetur nga Partia Socialiste tradicionalisht pro-ruse, Alekandr Stojanoglo, i cili ka 9 për qind mbështetje dhe ish-kryetari i bashkisë Balti, Renato Usati, me 6,4 për qind mbështetje nga qytetarët.

Maja Sandu, një ish-punonjëse e Bankës Botërore, fitoi zgjedhjet e nëntorit 2020 si një reformatore kundër korrupsionit me një agjendë pro-evropiane.

Sipas sondazhit të opinionit publik, rreth 65 për qind e votuesve do të mbështesin rrugën europiane të vendit.

Sandu dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar për ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhje, duke akuzuar Moskën për organizimin e fushatave të blerjes së votave dhe përhapjen e dezinformatave. Biznesmeni i arratisur pro-rus Ilan Shor dyshohet se ka drejtuar një fushatë destabilizuese nga Moska.

Qeveria moldave akuzon Rusinë dhe vendet afër saj se po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor duke paguar dhjetëra mijëra njerëz për të votuar ndryshe.

Policia pretendon se një rrjet i drejtuar nga Rusia korruptoi 130,000 votues për të votuar "jo" dhe për të mbështetur kandidatët e preferuar nga Moska.

Partitë pro-ruse kanë bërë fushatë për bojkot dhe nëse nuk arrihet pragu prej 33 për qind e votuesve të regjistruar që nevojitet për të konfirmuar rezultatet e referendumit, rruga evropiane e Moldavisë do të dobësohej. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан