Në Kuvend seancë për pyetjet e deputetëve
- Në Kuvend sot do të mbahet seanca plenare e 95-të, në të cilën në rend dite është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve.
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seanca plenare e 95-të, në të cilën në rend dite është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve.
Seanca për pyetjet e deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërsa kryeministrit dhe ministrave u drejtohen pyetjet e para nga partitë opozitare.
Çdo të enjte të fundit të muajit mbahet edhe brifingu i rregullt i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me gazetarët. sa/
Foto: MIA arkivi