Në ditën e sotme
- 21 prill 2026 (MIA)
21 prill 2026 (MIA)
753 p.e.s. - Romulus dhe Remus themeluan qytetin e Romës.
1500. - Lundërtari portugez Pedro Alvarez mbërriti deri te bregu i Brazilit dhe e shpalli për pronë portugeze.
1509. - Vdiq Enriku i VII, mbret anglez, themeluesi i dinastisë Tjudor.
1699. - Vdiq shkrimtari francez Zhan Batist Rasin, i cili e solli deri në përsosmëri tragjedinë franceze dhe insistoi në analizë psikologjike pasionin njerëzor, kryesisht pasionin e dashurisë.
1729. - Lindi Kethrin II, perandoreshe e Rusisë, e cila vdiq në vitin 1796.
1816. - Lindi Sharlota Bronte, shkrimtare angleze. U bë e njohur me romanin "Xhejn Ejr". Veprat e tjera të njohura janë: "Ema", "Profesori" dhe "Vileta". Vdiq në vitin 1855.
1856. - Australia është vendi i parë në botë që vendosi orar tetëorësh të punës.
1910. - Vdiq Mark Tein, emri i parë Samuel Langhorne Klemens, letrar amerikan.
1926. - Lindi Elizabeta Aleksandra Meri, mbretëreshë e Britanisë së Madhe, prej vitit 1952 Elizabeta e Dytë.
1960. - Kryeqyteti i Brazilit është zhvendosur nga Rio de Zhanejro në Brazilia.
1994. - Në lagjen Draçevë të Shkupit është dorëzuar në përdorim stacioni dimëror satelitor për lidhje direkte telekomunikuese mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së.
1997. - Ushtarët e parë kinez hynë në Hong-Kong në suaza të përgatitjeve për kalimin e kësaj kolonie britanike më 1 korrik të vitit 1997 nën sovranitetin e Kinës.
1999. - Nga sulmi ajror i NATO-s ndaj Serbisë është qëlluar ndërtesa e njohur "Ushçe" në Beogradin e Ri dhe ura Zhezheljev mbi Danub në Novi Sad.
2010. - Vdiq Huan Antonio Samarah, i cili lindi më 17 korrik të vitit 1920 në Barcelonë, Spanjë. Ishte veprimtar sportiv spanjoll, ish- kryetar i Komitetit Olimpik.
2014. - Në Maltë në moshën 67-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër vdiq Lupço Samarxhievski, një ndër artistët më të rëndësishëm multimedialë me renome ndërkombëtare, piktor, solist dhe kompozitor.