Më shumë shi në Kodrën e Diellit, temperatura deri në 21 gradë
- Në 24 orët e fundit, më shumë shi ka rënë në Kodrën e Dielli, ku janë matur 13 litra për metër katror. Pas saj vijnë Hanet e Mavrovës me nëntë, Tetova me pesë, si dhe Pozharani dhe Shkup - Zajçev Rid me nga katër litra për metër katror. Sasi më të vogla reshjesh janë regjistruar në Krushevë me dy litra, ndërsa një litër është matur në Kriva Pallankë, Topollçan, Prilep dhe Veles.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Në 24 orët e fundit, më shumë shi ka rënë në Kodrën e Dielli, ku janë matur 13 litra për metër katror. Pas saj vijnë Hanet e Mavrovës me nëntë, Tetova me pesë, si dhe Pozharani dhe Shkup - Zajçev Rid me nga katër litra për metër katror. Sasi më të vogla reshjesh janë regjistruar në Krushevë me dy litra, ndërsa një litër është matur në Kriva Pallankë, Topollçan, Prilep dhe Veles.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me vran[sira të[ ndryshueshe me reshje të herëpashershme shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të dendura. Pritet paqëndrueshmëri lokale, e shoqëruar me shira të dendur afatshkurtër, bubullima dhe erë e fortë. Do të fryjnë erëra mesatare, herë pas here të fortë nga veriperëndimi.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme. Në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë.
Foto: Arkivi i MIA-s