• вторник, 17 февруари 2026
Në ditën e sotme

16 shkurt 2026 (MIA)

1850. - Lindi Oktav Mirbo, poet, naturalist francez. Ka shkruar romane, drama dhe kritikë letrare. Veprat e tij kryesore janë romani "Ditari i një shërbyesje" dhe vepra dramatike "Puna është punë". Vdiq në vitin 1917.

1871. - Qeveria franceze nënshkroi kapitulim dhe akt për armëpushim me prusianët pas luftës së humbur.

1907. - Në Bolonjë vdiq Xhozue Karduçi, poet i madh italian, historian letrar dhe neoklasik.

1926. - Lindi regjisori filmik britanik Xhon Riçard Shlezinxher, i afërt me idetë për "film të lirë".

1937. - Uolas Hjum Karothers fiton patentën për najlonin.

1941. - Lindi Kim Jong-Il, prijës komunist i Koresë Veriore

1945. - Venezuela i shpalli luftë Gjermanisë dhe Japonisë.

1945. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat ameriakne rimorën gadishullin Bataan.

1959. - Fidel Kastro, bëhet kryeministër i Kubës pasi kryetari Fulgencio Batista u rrëzua nga froni më 1 janar.

1961. - Programi Explorer: U lansua Explorer 9 (S-56a).

1985. - U themelua Hezbollahu.

1994. - Republika e Greqisë e mbylli kufirin drejt Republikës së Maqedonisë dhe vendosi embargo tregtare ndaj Republikës së Maqedonisë, i mbylli Konsullatën greke në Shkuo dhe portin e Selanikut për Maqedoninë. Embargoja është hequr më 15 tetor të vitit 1995.

1996. - Parlamenti Evropian miratoi vendim për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në Programin evropian FARE për ndihmë dhe zhvillim të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

1999. - Forcat e posaçme turke sollën në Turqi udhëheqësin rebel turk, Abdullah Oçalan, pasi e kapën në Kenia. Kapja e Oçalanit nxiti një valë demostratash kurde pothuajse në të gjithë Europën.

2005. - Hyri në fuqi Marrëveshja nga Kjoto, me të cilin vendet nënshkruese i pranuan deri atëherë kufizimet më të ashpra për mbrojtje të mjedisit jetësor.

2008. - Në një sulm të vetvrasësve me bombë në qytetin pakistanez Paraçinar jetën e kanë humbur 37 persona, ndërsa më shumë se 90 janë plagosur, në afërsi të zyrës së politikanëve të cilët e mbështesin partinë e lideres opozitare të vrarë Benazir Buto.

2012. - Vdiq në Siri korrespondenti i "Nju-jork tajms" Entoni Shadis, fitues i çmimit Pulitzer.

2014. - Në Budapest ka vdekur profesor d-r Gashpar Biro, ish rektor i Universitetit "Amerikan kolexh" nga Shkupi.

Остани поврзан