• петок, 02 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
Në ditën e sotme

18 prill 2025 (MIA)

- Sot është Dita Ndërkombëtare e Përmendoreve të Kulturës dhe Lokaliteteve

1025. – Boleslav I kurorëzohet në Gniezno, duke u bërë kështu mbreti i parë i Polonisë.

1480. – Lindi Lukrezia Borgia, sundimtarja e Firencës, e cila ndërroi jetë në vitin 1519.

1518. – Bona Sforza kurorëzohet mbretëreshë e Polonisë.

1797 – Lindi burrështetasi dhe historiani francez Luj Adolf Tjer, themelues dhe president i parë i Republikës së tretë nga viti 1871 deri në 1873.

1831. – Themelohet Universiteti i Alabamës.

1848. – Fitorja në Betejën e Cerro Gordos iu hap rrugë amerikanëve drejt pushtimit të Meksikës.

1902. – Quetzaltenango, qyteti i dytë më i madh në Guatemala, shkatërrohet nga tërmeti.

1906. – Tërmeti masiv në San Francisko shkatërroi pjesën më të madhe të shtetit, duke lënë të vdekur më shumë se 500 persona.

1942. - Aviacioni amerikan për herë të parë e bombardoi Tokion.

1951. - Në Paris, Belgjika, Gjermania Perëndimore, Italia, Luksemburgu, Franca dhe Holanda nënshkruan Marrëveshje për formimin e bashkësisë evropiane për thëngjill dhe çelik.

1955. – Vdes në moshën 76-vjeçare shkencëtari eminent gjerman, Albert Einstein, i cili shpiki teorinë e relativitetit.

1980. – Lind Republika e Zimbabvesë (ish- Rodezia), me Kanaan Banana si president i parë i saj.

1991. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mori vendim për ndryshimin e emrit e Radiotelevizionit Shkup në Radiotelevizioni i Maqedonisë.

1994. – Dhuna etnike në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, përhapet nëpër të gjithë vendin, duke lënë të vrarë shumë civilë.

1996. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Ruandës vendosën marrëdhënie diplomatike në nivek të ambasadave.

2004. - Kryetari i ri i Qeverisë spanjolle, socialisti Hose Luis Rodrigez Sapatero dha urdhër për tërheqjen e rreth 1.400 ushtarëve spanjoll nga Iraku.

2011. - Manjati italian Pjetro Ferero, njeriu i parë i kompanisë që i posedon Nutellën, Tik-Tak, Kinder dhe Ferero Rosher, ka humbur jetën në Afrikën Jugore. Kompania ka 18 fabrika në të cilat punojnë 21.000 njerëz.

 

Остани поврзан