• недела, 06 октомври 2024
Në ditën e sotme

6 tetor 2024 (MIA) 
 
- Ditë botërore për ujë të shëndetshëm

1552. - Lindi Mateo Riçi, misionar jezuit italian në Kinë. Ai pati shumë sukses në Kinë dhe kaloi atje 30 vitet e fundit të jetës së tij. 

1592. - Nga letra e Dogjit të Venedikut, që mban datën 6 tetor mësohet për ndërtimin e xhamisë së Delvinës, një nga faltoret e para myslimane në Shqipëri. Ajo u ndërtua nga Veziri i Madh, kryeministër i perandorisë turke, i cili besohet të ketë qenë me prejardhje shqiptare. 

1683. - Kolonët e parë gjermanë në Amerikë, të udhëhequr nga Daniel Pastorius dhe Johan Kelpius, themelojnë qytetin Germantaun në atë që sot njihet si Pensilvania.

1773. - Ka lindur mbreti francez Luj Filip, i quajtur "Mbreti qytetar" i cili sundoi prej vitit 1830 deri në vitin 1848. U largu nga froni në revolucionin e shkurtit në vitin 1848 kur edhe Franca u shpall republikë, ndërsa vdiq në vitin 1850.

1808. - Lindi Frederiku VII, mbret i Danimarkës nga viti 1848-1863. Ai hoqi dorë nga sundimi absolut dhe adoptoi qeverine përfaqësuese.

1846. - Lindi Xhorxh Westinghouse, inxhinier i famshëm dhe shpikësi amerikan. Ai ishte themeluesi i shoqërisë elektrike "Westinghouese" në vitin 1886.

1902. - Përfundoi hekurudha prej 3200 km midis Johanesburgut dhe qytetit Beira në Mozambik.

1903. - Lindi Ernest Uollton, fizikant irlandez, pionier i fizikës bërthamore. Ai bashkëpunoi për zhvillimin e akseleratorit (përshpejtuesit) të parë bërthamor të grimcave.

1908. - Bosnjë-Hercegovina aneksohet nga Austria.

1908. - Lindi Karol Lombar (emri i vërtetë i së cilës është Xhejn Elis Piters) aktore e famshme amerikane filmi. Ajo ishte gruaja e Klor Gejblit dhe kur arriti kulmin e popullaritetit vdiq në një aksident ajror në vitin 1942.

1914. - Lindi Tor Hejerdahl, antropolog dhe eksplorues norvegjez. Ai ishte udhëheqësi i shumë ekspeditave ku më e njohura është ajo e "Kon Tiki".

1927. - Shfaqet në Nju Jork filmi "Këngëtari i Xhazit" me aktorin Al-Jolson. Ky ishte filmi i parë që përfshinte një dialog të folur dhe mbahet si filmi i parë 'folës'.

1928. - Me paraqitjen e kushtetutës së re, gjenerali Çang-Kai-Shek dekretohet Presidenti i Republikës së Kinës.

1930. - Lindi Havez al-Assad, Presidenti i fundit i Sirisë. I njohur si "Luani i Damaskut" ai vdiq në qershor të vitit 2000 dhe qëndroi në pushtet mbi 30 vjet.

1970. - Një junte ushtarake merr pushtetin në Bolivi, mbas dorëheqjes së Presidentit Alfredo Ovando Kandia. Gjenerali Huan Hoze Torres shpall veten President.

1972. - Mbi 200 vetë vdiqën dhe 1000 të tjerë u plagosën kur një tren me turistë doli nga shinat pranë qytetit Saltijo në Meksikë.

1973. – Egjipti dhe Siria e sulmuan Izraelin, në kuadër të një përpjekjeje për ta kthyer territorin e humbur gjatë luftës së tretë arabo-izraelite. Mbështetja që iu dha Izraelit rezultoi me një embargo shkatërrimtare të naftës kundër shumë shteteve, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, më 17 tetor të vitit 1973. Lufta zgjati afro dy javë.

1979. – Papa Gjon Pali i Dytë u bë peshkopi i parë që vizitoi Shtëpinë e Bardhë.

1981. – Presidenti egjiptian, Anwar al-Sadat, u vra gjatë një tubimi ushtarak në Kajro.

1989. - Vdiq në Paris aktorja amerikane e filmit Bet Dejvis.

2001. - Më tepër se dy mijë të burgosur egjiptianë u liruan me rastin e 28 vjetorit të luftës kundër Izraelit. Egjipti vendi i parë arab që nënshkroi paqen me Izraelin në vitin 1979, festoi më 6 Tetor kalimin e kanalit të Suezit nga ushtria e tij në vitin 1973, një operacion që e kishte kapur në befasi ushtrinë izraelite.

2003. - Publikohet në Gjenevë, raporti i OKB-së mbi popullsinë, ku thuhet se popullsia botërore e bidonvilëve do të dyfishohet brenda 30 vjetësh, për të arritur në dy miliard banorë në vitin 2030 kundrejt një miliard që janë aktualisht. 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан