Në Alaska është rrëzuar një aeroplan amerikan F-35, piloti ka katapultuar dhe ka shpëtuar
- Një aeroplan luftarak F-35 është rrëzuar gjatë sërvitjeve në bazën ajrore Ajelson në Alaskë të martën, ndërsa piloti ka katapultuar dhe është i sigurt, njoftuan përfaqësues të bazës.
Uashington, 29 janar 2025 (MIA) - Një aeroplan luftarak F-35 është rrëzuar gjatë sërvitjeve në bazën ajrore Ajelson në Alaskë të martën, ndërsa piloti ka katapultuar dhe është i sigurt, njoftuan përfaqësues të bazës.
Piloti ka përjetuar "parregullsi gjatë fluturimit" dhe ka mundur të katapultojë nga aeroplani, deklaroi në konferencën për shtyp koloneli i forcave ajrore amerikane Pol Taunslend në krahun e 354-të luftarak.
Aksidenti ka ndodhur gjatë aterimit të stërvitjes, thuhet në raport.
Baza ajore Ajelson në komunikatë theksoi të aksidenti të martën pasdite ka rezultuar me "dëm të madh" të aeroplanit F-35 Lightning II. "Piloti është i sigurt dhe është dërguar në spitalin ushtarak Baset", thuhet në komunikatë.
"Ju siguroj se Forcat Ajrore të SHBA-së do të kryejnë një hetim të plotë me shpresën për të minimizuar shanset që ngjarje të tilla të përsëriten", thuhet nël komunikatëne Taunsend.
F-35 është programi më i shtrenjtë i mbrojtjes amerikane dhe gjeneruesi më i madh i të ardhurave të Lokhid Martin, duke kontribuar rreth 30 për qind në fitimet e përgjithshme. Lokhid tha më herët të martën se do të ishte më pak fitimprurës sesa pritej në vitin 2025, pjesërisht për shkak të prezantimit të vonuar të përmirësimeve të F-35.
Pentagoni planifikon të shpenzojë 1.7 trilionë dollarë për programin F-35, duke përfshirë blerjen e 2.500 aeroplanëve gjatë dekadave të ardhshme. mb/
Foto: MIA