• петок, 20 февруари 2026

Në Abu Dabi vazhdon takimi për arritjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën

Në Abu Dabi vazhdon takimi për arritjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën

Abu Dabi, 24 janar 2026 (MIA) - Takimi trepalësh për të arritur marrëveshjen e paqes për Ukrainën vazhdon sot në Abu Dabi, me pjesëmarrjen e delegacioneve ukrainase, ruse dhe amerikane, raportuan agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve të informuara.

Takimi i sotëm për Ukrainën në Abu Dabi do të mbahet gjithashtu me dyer të mbyllura, si ai i djeshëm, raportuan agjencitë, duke cituar një burim anonim.

Burimi tha se formati i takimit u zgjodh në marrëveshje me tre palët - Ukrainën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç'rast SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e paqes. Burimi deklaroi se një sërë takimesh po mbahen në Abu Dabi në formate të ndryshme.

Një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se bisedimet trepalëshe midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura mbrëmë në Abu Dabi, ishin produktive dhe do të vazhdojnë sot.

Negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, mbrëmë deklaroi se bisedimet ishin të përqendruara "në kushtet për përfundimin e luftës të vendosura nga Rusia dhe në hapat e mëtejshëm logjikë në procesin e negociatave që synojnë një paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан