Mëngjesi më i ftohti në Berovë, ndërsa në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës 58 centimetra
- Katër gradë nën zero janë matur këtë mëngjes në Berovë, ndërsa në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës është 58 centimetra, njoftoi DPHM-ja
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Katër gradë nën zero janë matur këtë mëngjes në Berovë, ndërsa në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës është 58 centimetra, njoftoi DPHM-ja
Janë regjistruar -2 gradë në Manastir dhe Strumicë, -1 në Shkup-Petrovec, Hanet e Mavrovës, 0 në Kriva Pallankë, Veles, Kodrën e Diellit, Demir Kapi, Tetovë, Gjevgjeli, dhe Shtip, 1 në Kumanovë, Prilep, Ohër, Pretor dhe Kavadar, 2 në Shkup-Zajçev Rid, 3 në Krushevë, ndërsa 4 në Vinicë.
Sipas sinoptikëve, edhe sot pritet që moti të jetë me diell, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale pritet të arrijë 20 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s