• четврток, 19 март 2026

Mëngjesi me diell dhe i ftohtë, shtresa e borës prej 88 centimetra në Kodrën e Diellit

Mëngjesi me diell dhe i ftohtë, shtresa e borës prej 88 centimetra në Kodrën e Diellit

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Temperaturat minimale mëngjesin e sotëm janë ulur deri -4 gradë në Berovë, -3 në Kodrën e Diellit, -2 në Hanet e Mavrovës, Manastir dhe Strumicë, -1 në Shkup-Petrovec, Ohër, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë, Zero gradë janë matur në Demir Kapi, Pretor, Prilep, Veles dhe Pozharan, ndërsa 2 gradë në Gjurishtë, Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Mëngjesi më i ngrohtë me 3 gradë ishte në Kumanovë, Shtip dhe Shkup-Zajçev Rid. 

Siç informojnë nga DPHM-ja, në Kodrën e Diellit është matur edhe shtresa më e madhe e borës në vend, e cila është 88 centimetër. 

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë lumit Vardar kohëpaskohe erë e fortë nga veriu, veçanërisht në mëngjes. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të arrijë deri në 14 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан