Mëngjes i freskët me temperatura nën zero, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell
- Në mëngjes temperatura më të ulëta janë matur në Kodrën e Diellit, -5 gradë Celsius dhe në Hanet e Mavrovës - 1 gradë, ndërsa në disa qytete në vend temperaturat kanë lëvizur rreth zeros. Temepratura më e lartë prej 6 gradë është matur në Gjevgjeli dhe Kumanovë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike.
Shkup, 1 maj 2026 (MIA) - Në mëngjes temperatura më të ulëta janë matur në Kodrën e Diellit, -5 gradë Celsius dhe në Hanet e Mavrovës - 1 gradë, ndërsa në disa qytete në vend temperaturat kanë lëvizur rreth zeros. Temepratura më e lartë prej 6 gradë është matur në Gjevgjeli dhe Kumanovë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike.
Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Kriva Pallankë - 18 litra në një metër katror, në Vinicë - 12 dhe në Pozharane - 11 litra në një metër katror. Reshje shiu kishte edhe në disa pjesë tjera të vendit, por me intensitet më të dobët.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në pjesët jugore do të ketë kushte për shi të përkohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temepratura maksimale do të jetë në interval nga 9 deri në 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temepratura maksimale do të arrijë 15 gradë.
Foto: MIA arkivi