• сабота, 16 мај 2026

Më së shumti shi në Pretor

Më së shumti shi në Pretor

Shkup, 9 maj 2026 (MIA) – Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit, deri në orën 08:00 të mëngjesit, kanë rënë në Pretor, 33 litra për metër katror. Pasojnë Manastiri me 23, Ohër 19, Strumicë 12, Gjevgjeli 11, Topollçan 10, Prilep, Krushevë dhe Demir Kapi me nga 8, Kavadar 7, Berovë 6, Veles 5, Shkup – Zajçev Rid 4, Tetovë, Hanet e Mavrovës dhe Kodra e Diellit 3, Kriva Pallankë dhe Pozharane 2, si dhe 1 litër në Petrovec, Shtip dhe Vinicë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale në mëngjes në Kodrën e Diellit është 5 gradë, 7 në Krushevë dhe Lazaropole, 8 në Pretor dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Manastir, 10 në Kriva Pallankë, Prilep dhe Berovë, 11 në Tetovë dhe Vinicë, 12 në Petrovec, Shtip, Kavadar dhe Demir Kapi, dhe 13 në Zajçev Rid, Veles, Kumanovë, Strumicë dhe Gjevgjeli.

Siç paralajmëroi DPHM, moti paradite do të jetë me reshje të herëpashershme shiu. Pasdite pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të dendura shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë kushte për procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu, me kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан