Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Lazaropole
- Temperatura më e ulët prej -4 gradë Celsius mëngjesin e sotëm është matur në Lazaropole, -3 në Kodrën e Diellit dhe Berovë, -2 në Hanet e Mavrovës dhe Manastir, -1 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Tetovë dhe Pretor, 0 gradë në Ohër, Demir Kapivë, Veles, 1 në Kavës. në Shkup-Zajçev Rid dhe Vinicë, ndërsa më të lartat 4 gradë Celsius është matur në Gjevgjeli.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -4 gradë Celsius mëngjesin e sotëm është matur në Lazaropole, -3 në Kodrën e Diellit dhe Berovë, -2 në Hanet e Mavrovës dhe Manastir, -1 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Tetovë dhe Pretor, 0 gradë në Ohër, Demir Kapivë, Veles, 1 në Kavës. në Shkup-Zajçev Rid dhe Vinicë, ndërsa më të lartat 4 gradë Celsius është matur në Gjevgjeli.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në 24 orët e fundit më së shumti shi 5 litra për metër katror ka rënë në Shkup-Petrovec, 4 në Veles, 3 në Tetovë, Prilep, Topolçan, Kodrën e Diellit dhe Gjurishtë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Manastrir, Kavadar, Demir Kapi, Berovë, Krushevë dhe hanet e Mavrovës, dhe nga 1 litër në Ohër, Pretor, Vinicë, Lazaropolë dhe Pozharënë. Mbulesa më e lartë e borës prej 71 centimetra është në Kodrën e Diellit.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalprej 13 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me pak vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri 17 gradë.
Foto: arkivi i MIA-s