• сабота, 16 мај 2026

Më ftohtë është në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Demir Kapi, Shkup dhe Tetovë

Më ftohtë është në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Demir Kapi, Shkup dhe Tetovë

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ku janë matur 4 gradë Celsius. Pastaj, 6 në Lazaropole, 7 në Kodrën e Diellit, 8 në Strumicë, 9 në Kriva Pallankë, Ohër, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 10 në Gjevgjeli, 11 në Manastir, Pretor, Shkup-Petrovec, 12 në Shtip, Prilep, Veles, Vinicë, Kavadar, Kumanovë, ndërsa 12 gradë Celsius janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas sinoptikëve, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me shi të përkohshëm lokal dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup gjithashtu, pritet mot me vranësira të ndryshueshme, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të përkohshëm. Është paralajmëruar të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale pritet të arrijë 24 gradë Celsius. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан