Më ftohtë në Kodër të Diellit
- – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, -2 gradë, ndërsa temperatura maksimale 8 gradë është matur në Shkup – Zajçev Rid, Veles, Kavadar dhe Gjevgjeli.
Shkup, 3 maj 2026 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, -2 gradë, ndërsa temperatura maksimale 8 gradë është matur në Shkup – Zajçev Rid, Veles, Kavadar dhe Gjevgjeli.
Siç informoi DPHM, deri në orën 8:30 janë matur edhe 0 gradë në Berovë, 1 në Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Llazaropolë, 3 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 4 në Ohër dhe Vinicë, 5 në Shtip, 6 në Shkup – Petrovec, Manastir, Prilep dhe Strumicë, si dhe 7 në Tetovë, Kumanovë dhe Demir Kapi.
Më së shumti reshje të shiut gjatë 24 orëve, deri sot në orën 8, ka pasur në Kriva Pallankë, 4 litra në metër katrorë, 3 në Pozharan, 2 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, si dhe 1 litër për një njësi sipërfaqe në Ohër, Pretor dhe Kodër të Diellit.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të shiut me intensitet të dobët. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior, në disa vende mbi 60 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura maksimale do të lëvizë ndërmjet 13 dhe 21 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë shi të dobët lokal. Gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s