• сабота, 16 мај 2026

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë dhe Krushevë

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë dhe Krushevë

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm, më ftohtë ka qenë në Berovë, ku në orën 7 të mëngjesit janë matur temperatura prej 0 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Vinicë dhe Krushevë 8 gradë.

Sipas DPHM-së, 2 gradë janë matur në Manastir, 3 në Hanet e Mavrovës, Tetovë, Strumicë, 4 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Pretor, Demir Kapi, Veles, 5 në Ohër, Prilep, Kodra e Diellit, Shtip, Kumanovë dhe 6 gradë në Kavadar, Gjevgjeli, Shkup-Zajçev Rid.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite do të ketë vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 21 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë 27 gradë. 

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан