• петок, 13 март 2026

Më ftohtë në Berovë minus pesë, gjatë ditës me diell dhe ngrohtë deri në 21 gradë

Më ftohtë në Berovë minus pesë, gjatë ditës me diell dhe ngrohtë deri në 21 gradë

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët në vend këtë mëngjes është regjistruar në Berovë. Janë matur pesë gradë Celsius nën zero, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Janë regjistruar -2 gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi, Tetovë, 0 në Gjevgjeli, Shtip, Kumanovë, Prilep, Pretor, Kodër të Diellit, 1 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Ohër, 2 në Krushevë dhe 3 në Vinicë.

Trashësia e shtresës së dëborës në Kodrën e Diellit, sipas raportit të fundit, është 60 centimetra.

Nga DPHM njoftuan se moti sot pritet të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Priten erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup parashikohet gjithashtu mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erëra të lehta nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан