Më ftohtë në Berovë dhe Kodër të Diellit, më ngrohtë në Tetovë
- – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë dhe në Kodër të Diellit, ku në orën 7 janë matur -4 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Tetovë me 5 gradë të matura.
Shkup, 2 maj 2026 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë dhe në Kodër të Diellit, ku në orën 7 janë matur -4 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Tetovë me 5 gradë të matura.
Sipas DPHM, -2 gradë janë matur në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Pretor, Krushevë, -1 në Manastir, Shtip, Veles, Hanet e Mavrovës, Llazaropolë, 0 në Ohër, Kavadar, Demir Kapi, Strumicë, 1 në Vinicë, 2 në Shkup – Zajçev Rid, Kumanovë dhe 4 gradë celsius në Gjevgjeli.
Paradite moti ishte me diell me vranësira të vogla lokale. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior (në disa vende mbi 60 km/h). Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 13 deri 20 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s