• петок, 20 февруари 2026

Murinjo: U përjashtova pasi ia thash gjyqtarit atë që ishte e qartë

Murinjo: U përjashtova pasi ia thash gjyqtarit atë që ishte e qartë

Lisbonë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Trajneri i Benfikës, Zhoze Murinjo e komentoi përjashtimin e tij nga ndeshja dhe veprimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Realin e Madridit në ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e kampionëve.

Mysafirët nga Spanja fituan me rezultatin 1:0.

Në pyetje të gazetarëve "A jeni përjashtuar nga loja pasi protestuat kundër asaj që Vinisiusi nuk e mori kartonin e dytë të verdhë?", Murinjo u përgjigj:

"Jo...jo...U përjashotva për shkak se atij ia thash atë që ishte e qartë: gjyqtari kishte një shënim, ku shkruante se Çuameni, Kareras dhe Hajzen nuk mund të marrin karton të verdhë dhe ai nuk deshi t'i paralajmërojë Karerasin dhe Çuamenin. Ia thash këtë gjyqtarit. Deri tani jam në stol në 1.400 ndeshje dhe ai shumë mirë e di se kë mund të paralajmërojë, e kë jo. Të gjithë e dimë se si qëndrojnë punët", e citon Murinjon "YSscores".  

Megjithatë, Murinjo e pranoi humbjen.

"Reali e meritoi fitoren. Ishte më i mirë. Në ndeshjen kthyese nuk mund të jem n stol, të shkoj në zhveshtore ose të komunikoj me ekipin dhe do të jetë vështirë, por kam kolegë dhe asistentë dhe ata do ta kryejnë punën", tha Murinjo.

Ndeshja kthyese do të luhet në Madrid në 25 shkurt. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан