• петок, 13 март 2026

Mundësi biznesi me vendet nordike në Shkup

Mundësi biznesi me vendet nordike në Shkup

Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Oda Ekonomike e Suedisë dhe Maqedonisë, në bashkëpunim me organizatën suedeze We Effect, sot në Qendrën për Inovacione "Inoks" në Sheshin e Shkupit, organizon ngjarje me temën "Biznes me vendet nordike: Mundësi për prodhuesit e Maqedonisë".

Qëllimi i ngjarjes, siç njoftojnë organizatorët, është përforcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe vendeve nordike, si dhe hapja e mundësive të reja afariste për prodhuesit lokal. Në fokus do të jetë ajo që kompanitë nordike kërkojnë gjatë hyrjes në tregjet e reja dhe mënyrat në të cilat bizneset e Maqedonisë mund të pozicionohen si partnerët  e besueshëm dhe afatgjatë.

Ngjarja do t'i lidh kompanitë nordike dhe suedeze tashmë të pranishme në tregun e Maqedonisë me organizatën We Effect dhe partnerët e saj, mes të cilëve Federata Nacionale e Fermerëve, Qendra për edukim dhe zhvillim, Asociacioni i Përpunuesve të Maqedonisë dhe Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave "Romalitiko". Qëllimi është shkëmbimi i përvojave, përforcimi i kapaciteteve afariste dhe nxitja e partneriteteve të reja.

Në ngjarje pritet prania e një numri të madh të udhëheqësve të biznesit, përfaqësues institucional dhe ekspertë për tregun nordik. sa/

foto: MIA

 

Остани поврзан