Mucunski: Shoqëria e vendit tonë ka njohuri dhe njerëz të cilët kanë sukses këtu, por edhe në tërë botën
- Shoqëria e vendit tonë ka njohuri, ka talent, ka njerëz të cilët ia dalin edhe këtu, por edhe në mbarë botën. Tani është koha që atë potencial ta shndërrojmë në rezultate. Të krijojmë shtet që do të jetë mjaftueshëm i fuqishëm që të rinjtë të dëshirojnë të qëndrojnë, mjaftueshëm modern që talentët të kthehen dhe mjaftueshëm me vetëbesim që të garojë edhe me më të mirët, porositi sot pasdite ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timoço Mucunski në Samitin Maqedonia 2026.
Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Shoqëria e vendit tonë ka njohuri, ka talent, ka njerëz të cilët ia dalin edhe këtu, por edhe në mbarë botën. Tani është koha që atë potencial ta shndërrojmë në rezultate. Të krijojmë shtet që do të jetë mjaftueshëm i fuqishëm që të rinjtë të dëshirojnë të qëndrojnë, mjaftueshëm modern që talentët të kthehen dhe mjaftueshëm me vetëbesim që të garojë edhe me më të mirët, porositi sot pasdite ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timoço Mucunski në Samitin Maqedonia 2026.
Në fjalimin para të pranishmëve, Mucunski përmendi se në botën e sotme që ndryshon shpejtë, shtetet e vogla nuk mund të fitojnë me madhësi, por mund të fitojnë me njohuri, agjilitet, institucione të besueshme dhe me aftësi të adaptohen më shpejtë se të tjerët.
Ai edhe me këtë rast potencoi se e ardhmja evropiane mbetet zgjidhja jonë.
_WCVmZCuVg/placeholder.webp?use_watermark=1)
"Ekzistojnë ngjarje të tilla, ku njerëzit vijnë sepse besojnë se mund të bëjmë më shumë. Gjatë dy ditëve të fundit, nuk kemi folur vetëm për ekonominë, teknologjinë apo investimet. Kemi folur për besimin e ndërsjellë, për një vizion - çfarë lloj vendi duam të ndërtojmë dhe çfarë lloj të ardhmeje duam të lëmë pas. Dhe ky është ndoshta mesazhi më i rëndësishëm nga ky samit, se shoqëria maqedonase ka njohuri, ka talent, ka njerëz që kanë sukses si në vend ashtu edhe në mbarë botën. Por tani është koha ta shndërrojmë këtë potencial në rezultate. Gjatë këtyre dy ditëve, diskutuam për rritjen ekonomike, investimet, lidershipin, inovacionin, digjitalizimin dhe konkurrueshmërinë. U ngritën pyetje serioze se si të ndërtohen institucione më efikase, si të krijohet një klimë më e mirë biznesi dhe si të sigurohen kushte që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre këtu, në vend. Theks i veçantë u vu në inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital jo si koncepte të largëta, por si një realitet që tashmë po ndryshon mënyrën se si punojmë, mësojmë dhe konkurrojmë në botë. Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet më shpejt se kurrë, detyra jonë është të krijojmë një shoqëri që jo vetëm do të ndjekë ndryshimet, por edhe do të dijë si t'i përdorë ato", theksoi Mucunski.
Sipas tij, si shoqëri, kemi pritur tejet gjatë që dikush tjetër të na thotë dhe të na konfirmojë se mundemi.
_OIy29mmZH/placeholder.webp?use_watermark=1)
Vlerësim i tij është se Samiti Maqedonia 2025 edhe njëherë konfirmoi se është një prej platformave më relevante rajonale për ide, partneritete dhe nisma të kahëzuara drejt zhvillimit, lidershipit dhe ndërlidhje e tillë globale siç i nevojitet vendit.
"E ardhmja evropiane mbetet gjithashtu zgjedhja jonë. Jo sepse dikush na e ka borxh, por sepse është rruga e reformave, sundimit të së drejtës, institucioneve të forta dhe standardeve më të larta për jetë. Askush nuk do ta ndërtojë të ardhmen tonë për ne. Kjo është detyra jonë, kjo është përgjegjësia jonë dhe shansi ynë brez pas brezi. Detyra jonë tani është e qartë: të krijojmë një vend që do të jetë mjaftueshëm i fortë që të rinjtë të duan të qëndrojnë, mjaftueshëm modern që talentet të kthehen dhe mjaftueshëm i sigurt për të konkurruar me më të mirët. Me një axhendë të fortë, me mesazhe të rëndësishme dhe me pjesëmarrjen e folësve të shquar nga vendi dhe jashtë vendit, ky samit e ka konfirmuar edhe një herë veten si një nga platformat më të rëndësishme rajonale për ide, partneritete dhe iniciativa që synojnë zhvillimin, lidershipin dhe llojin e lidhjes globale që na nevojitet. Prandaj, le të mos jetë ky samit vetëm një tjetër ngjarje e suksesshme, le të jetë një fillim i ri për partneritete, iniciativa konkrete dhe veprime të përbashkëta, sepse e ardhmja nuk u përket më të zhurmshmëve, u përket atyre që janë të gatshëm ta krijojnë atë", nënvizoi Mucunski. ab/
foto/video: МIА