• сабота, 16 мај 2026

Mucunski: Përmbushje e kritereve të Kopenhagës, por kyçe është edhe gatishmëria e BE-së për reforma për pranim të anëtareve të reja

Mucunski: Përmbushje e kritereve të Kopenhagës, por kyçe është edhe gatishmëria e BE-së për reforma për pranim të anëtareve të reja

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Posaçërisht e çmojmë pozitën e qartë se procesi eurointegrues duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës nga ana e vendeve kandidate, por kyçe është edhe gatishmëria e vetë BE-së të zbatojë reforma të domosdoshme të brendshme për pranim të anëtareve të reja, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me minsitrin belg të Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimti Zhvillimor, Maksim Prevo.

Vizitën e kolegut belg, Prevo, Mucunksi theksoi se e ka shfrytëzuar për ta përshëdnetur mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga belgjika në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në BE.

"Biseduam edhe për nevojën për vendime të matura, por edhe të guximshme gjeostrategjike në kohë kur arkitektura evropiane e sigurisë përballet me sprova serioze", porositi Mucunski, duke cekur se e ka informuar ministrin Prevo për përparimin e arritur në procesin eurointegrues, si dhe për "përkushtimin e fuqishëm, të qartë dhe të pakusht të Qeverisë sonë drejt agjendës reformuese".

Ministri Mucunski, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun belg, Prevo, tha se vizita e tij është e rëndësishme për ne dhe rajonin posaçërisht në kontekst të sfodave serioze gjeostrategjike që ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së Evropës.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut shfaqi bindje se me vullnetin e përbashkët politik dhe me mbështetje të fuqishme të komunitetit afarist, mund të hapim fushë të re për këmbim më intensiv ekonomik dhe më shumë investime të drejtpërdrejta. Vizitën, theksoi Mucunski, e ka shfrytëzuar për ta përshëndetur mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga Belgjika në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, e përshëdneti edhe solidaritetin pas tragjedisë në Koçan, ku Belgjika mori pjesë me transport dhe mjekim të disa pacientëve tanë. 

Ministri belg i Punëve të Jashtme, Çështje Evropiane dhe Bashkëpunim Zhvillimor, Maksim Prevo, ndërkaq porositi se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në Belgjikën si aleate të sinqertë, të besueshme, të fuqishme dhe të sigurt në rrugën tonë për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian.

"Belgjika vazhdon fuqishëm pa kurfarë hamnedje ta mbështesë rrugën evropiane të vendit tuaj. Jam fuqishëm i bindur se çështjet bilaterale, në asnjë moment nuk duhet ta pengojnë procesin e zgjerimit. Unë edhe më tej do të vazhdoj të angazhohem për përparim të reformave dhe harmonizimit me kriteret e Kopenhagës", porositi Prevo.

Paralelisht, sipas Prevos, përpsarimi, gjithashtu, kërkon edhe respektim të obligimeve të ndërmarra të përbashkëta, posaçërisht lidhur me reformat, me sundimin e së drejtës, por edhe ndryshimet kushtetuese të cilat u dakorduan në vitin 2022.

Aspekt i rëndësishëm i vizitës time, theksoi prevo, është edhe ajo që stabiliuteti institucional që e arritët në vitet e kaluara është për t'u prëshëndetur dhe paraqet "bazë të fuqishme për fokusim të sërishëm në përpjekjet reformuese", duke cekur se "Belgjika e inkurajon dialogun konstruktiv politik dhe sundimin e së drejtës", njëkohësisht duke e inkurajuar Qeverinë të vazhdojë në rrugën e reformave, sepse, siç tha, "ai është vetëm investim fitues në të ardhmen".

Lidhur me Bullgarinë dhe kërkesat nga ana jonë për garanca në rrugën evropiane, Prevo tha se për Belgjikën ekziston një përcaktim i qartë se duhet t'i ofrohet bindje Maqedonisë se nuk do të paraqitet bllokadë apo pengesë tjetër pasi që të bëhen ndryshimet e nevojshme.

"Besoj se të gjitha vendet në BE duhet të gjejnë mënyrë që të shprehet vullneti se këto bindje do të jepen", porositi Prevo.

Prevo, në fillim shprehi kënaqësi që ka mundësi me vizitën e sotme të njihet më mirë me, siç tha, "realitetet tuaja dhe jo aq shpesh ta njoh përmes ndërmjetësimit në Bruksel".

"Shpresoj se nuk do të jetë takimi dhe vizita e fundit, duke pasur parasysh se i kam të afërta vendet ballkanike. Sot jam këtu për t'i nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve tona. Thatë se jetojmë në tensione multipolare dhe posedimi i partnerëve të besueshëm dhe stabil është posaçërisht me rëndësi. Kjo në vetë BE-në Ju jep, gjithashtu, mundësi se edhe Ju mund të llogarisni në sinqeritetin dhe solidaritetin e një prej vendeve më të vjetra dhe një prej themelueseve të BE-së, ajo është Mbretëria e Belgjikës. Në Belgkikë, gjithashtu, ekziston diasporë e Maqedonisë së Veriut prej rreth 15 mijë personave, të cilët marrin pjesë aktivisht në jetën e vendit tonë dhe mendoj se kjo plotësisht e përforcon partneritetin dhe bashkëpunimin tonë", theksoi Prevo.

Prevo, gjithashtu, e përshëdneti edhe përkushtimin euroatlantik të Maqeodnisë së Veriut dhe harmonizimin e vazhdueshëm me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe siç tha, "Ju, i dashur Timço, jeni partner i sigurt strategjik". ab/

foto: МIА

 

 

Остани поврзан